Petreski: Të kthyerit nga Siria, rrezik potencial për vendin


Rreth 150 shtetasit e riatdhesuar nga vatrat e luftës në Irak dhe Siri, për shtetin tonë janë rrezik potencial për terrorizëm. Ky është vlerësimi i Komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit. Sipas koordinatorit nacional të këtij organi edhe 12 ish-pjesëtarë të ISIS janë duke vuajtur dënimet në burgjet e vendit pas pjesëmarrjes në luftëra të huaja.

“Një pjesë e këtyre luftëtarëve të huaj ose që ishin në vatrat e luftës në Siri dhe Irak përbëjnë cenim të sigurisë dhe rrezik kombëtar të këtij vendi dhe për këtë shkak puna e shërbimeve të inteligjencës është shumë me rëndësi në parandalimin e aktiviteteve terroriste. Si shtet neve e kemi më mirë të parandalojmë planifikimin e akteve terroriste, prandaj duhet të punohet në planin e parandalimit- deklaroi Borçe Petrevski, Koordinator nacional.

Kreu i këtij Komiteti tha se një pjesë e tyre kanë vuajtur dënimet dhe tani janë të lirë, por edhe të gjithë familjarët e tyre të riatdhesuar do të trajtohen sipas planit nacional për ri integrim dhe risocializim, plan i cili sipas tij, ndonëse u lajmërua vitin e kaluar u miratua nga shteti para dy muajsh.

Kjo nënkupton se tre të arrestuarit dy ditë më parë nga Kumanova me dyshimin se po përgatisnin një sulm të armatosur ndaj objekteve të rëndësishme të vendit, nuk iu kanë nënshtruar këtij programi.

Këtë e konfirmojnë edhe familjarët e të dyshuarve, të cilët thonë se shteti më lehtë e ka të ndëshkoj se sa të detektoj rrjetin e organizuar, viktima të së cilës thonë se janë edhe bijtë e tyre.“Procesi i risocializimit ka nisur nga burgjet ndaj të gjitha kategorive të personave të dënuar. Ky proces nëse është zhvilluar edhe ndaj kësaj kategorie ka pasur efekt negativ. Në periudhën e ardhshme duhet të bëjmë vlerësime se çfarë shteti të ndërmerr për të pasur rezultate pozitive- pohoi Borçe Petrevski, Koordinator nacional.

Kërkesa e tyre ndaj Ministrisë së Brendshme ishte që të bllokojë të gjitha ueb faqet me elemente të radikalizmi, por kjo ende nuk ndodhi. Kërkesa ndaj Ministrisë së Jashtme ishte që tu rregullohen dokumentet e kthimit për fëmijët dhe gratë e ngujuara në kapet e refugjatëve, por sivjet nuk është kthyer asnjë. Nga Ministria e punës kërkojnë që të riatdhesuarit të strehohen në Qendrat sociale.

Që nga fillimi i luftës së ISIS-it, 80 shtetas tanë janë kthyer në Maqedoninë e Veriut, 30 janë ende në ato territore dhe mbi 40 të tjerët janë të regjistruar të vrarë në frontin e luftës.

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button