Ekspertët: Të rritet kontrolli për importet e ushqimit


Nevojitet kontroll më i madh nga institucionet shtetërore tani në kohën e pandemisë së Kovid 19, në kapacitetet e fabrikës për prodhimin e ushqimit, paralajmërojnë ekspertët. Profesor Kakurinov beson se nevojiten kontrolle më të rrepta mbi importet e ushqimit, veçanërisht në pikat kufitare.

“Ka të bëjë me importimin e materialeve të ndryshme. Fabrikat e ushqimit gjithmonë do të dëshirojnë të importojnë, ose përdorin lëndë të parë më të lirë për të marrë një produkt më të shtrenjtë. Kjo është arsyeja pse ato inspektime duhet të jenë më rigoroze në kufijtë tanë dhe në vetë fabrikat. “Ajo që di është se ushqimi që hamë mund të thuhet se është relativisht i sigurt- deklaroi Vladimir Kakurinov-Kryetar i sektorit maqedonas të Organizatës Botërore të Inxhinierisë Higjienike.

 “Ushqimi që ne importojmë është i diskutueshëm. Ne nuk e dimë se si importohet. Fakti që ka një distributor për këtë dhe atë kompani, është diçka për të cilën ne nuk kemi qasje. “Ne nuk dimë si ta kontrollojmë dhe si ta gjurmojmë për të parë nëse ajo që hamë është e një cilësie të mirë- pohoi Xhengiz Jashar-profesor në fakultetin e mjekësisë në Shtip.

 Ekspertët që morën pjesë në konferencën ndërkombëtare, për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Ohër thonë se kur të dihet saktë se kush dhe për çfarë është përgjegjës atëherë edhe siguria e ushqimit do të garantohet.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button