Vazhdon rrënimi i objektit pa leje te “Mavrovasja”


Që në mëngjes punëtorët e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” janë duke rrënuar objektin në Qendrën Tregtare “Mavrovasja”. Pronari i objektit për të cilin autoritetet thonë se është pa leje, thotë se ka paguar gjitha tatimet dhe se do të ankohet në Strasburg. Kreu i Shkupit Shilegov hedh poshtë këto pohime. Punimet për rrënimin e objektit vazhdojnë edhe në këto momente.

“Ai ka dokumentacion. Unë mendoj se do të shkojmë në gjyq. Ne do të kërkojmë zhdëmtim për atë që është bërë, sepse ai ka të drejtë ligjore për të rindërtuar objektin e tij. Jam i bindur që kjo bëhet me rindërtim të objektit. E di që ju të gjithë jeni të interesuar të dini nëse ka pasur leje ndërtimi. Ky është një problem i vetë procedurës së legalizimit. Objektet e paligjshme legalizohen vetëm me një elaborat dhe legalizohet sipërfaqja. Ai është në atë zonë, ai ka marrë legalizim- deklaroi Aleksandar Varela, avokat i pronarit të objektit. 

LEXO EDHE:

Back to top button