Petrushevski: Bisedime me të gjitha partitë politike për një shumicë të re parlamentare

VMRO-DPMNE është në bisedime me të gjitha partitë parlamentare me qëllim të formimit të shumicës së re, tha në emisionin e sotëm “ Rruga drejtë” në Alsat M, deputeti i kësaj partie opozitare, Brane Petrushevski. Siç tha ai, kjo është e drejtë legjitime e çdo opozite, pa dhënë më shumë hollësi rreth rrjedhës së deritanishme të bisedimeve.
Ende jemi në fazën e bisedimeve, siç thashë, me të gjitha partitë politike parlamentare në Kuvendin e R. Maqedonisë. Nëse diçka zyrtarizohet, ajo do të kumtohet në opinion”, tha Petrushevski.