Hoxhaj përshëndet letrën e Biden ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Këtë kërkesë të Biden e ka përshëndetur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, i cili ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letrën që ia ka dërguar Vuciqit, duke i kërkuar që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Përmes Tëitterit, Hoxhaj ka thënë se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.

“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke. Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj.

 

LEXO EDHE:

Back to top button