Qëlloi 5 herë me thikë policin, arrestohet në Tiranë autori 39-vjeçar

Dibër- Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, të një punonjësi të policisë. I arrestuari është A. Sh (M)., 39 vjeç, banues në Dibër. Ky person ishte i shpallur në kërkim, pasi me datë 09 janar 2020, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’, në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit ka goditur 5 herë me mjet prerës thikë B. Z, 56 vjeç, banues në Dibër (punonjës policie i cili ndodhej jashtë kohës së shërbimit).

Ndaj shtetasit A. Sh(M), Gjykata e Rrethit Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

LEXO EDHE:

Back to top button