Pioli: Kemi një program të veçantë për Ibrën

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur i kënaqur me fitoren e Milanit ndaj Torinos.

“Prisja një ndeshje të tillë, sepse jemi të rinj e të fortë dhe jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhem. Në pjesën e parë kishim paraqitje të nivelit të lartë, pastaj në pjesën e dytë vuajtëm pak, por është normale. Leao më ka pëlqyer shumë, gjithnjë i koncentruar në ndeshje. Duhet të përmirësohet, por është i ri, jam vërtet i kënaqur me të”, tha italiani.

Pioli foli edhe për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic, i cili luajti 10 minutat e fundit të ndeshjes.

“Për Ibran, kishim një program të veçantë, dje ka bërë kontrollat e fundit dhe vendosëm ta fusnim në lojë minutat e fundit. E rëndësishme është se problemi muskulor mbetet e kaluar, duhemi të gjith ta ndihmojmë atë, por ai është shumë i fortë”, përfundoi Stefano Pioli.

LEXO EDHE:

Back to top button