Pivovarov: Nga vonesat në kufi vendet e rajonit humbasin rreth 130 milion euro

Vlladimir Pivovarov, Koordinatori Kombëtar për menaxhm të integruar të kufijve në Programin 200, që do të transmetohet sonte në ora 22 në Alsat tha se nga vonesat në kufi vendet e rajonit humbasin rreth 130 milion euro. Duke komentuar marrëveshjen Zaev – Rama për ndërtimin e pikave të integruara të kufijve mes dy vendeve, tha se këto pika duhet të ngrihen sa më parë, por ngritja e tyre merr kohë dhe nuk është aq e lehtë sa në letër. Ndërkohë Adri Nurellari, ish këshilltar i zyrtarëve të larëtë të Kosovës tha se vendet e rajonit duhet të çvishen nga frikërat e të kaluarës dhe nismat rajonale ti ndërmarrin më hapur mes vete.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button