Pjesë të Shkupit pa energji elektrike sot

Pjesë të Shkupit dhe zonës përreth do të jenë pa energji elektrike sot, më 25 prill 2026, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, njofton EVN Macedonia AD.

Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përdoruesit nga një pjesë e fshatit Morani dhe vendbanimi i fundjavës Morani, në komunën e Studeniçanit, do të jenë pa energji elektrike.

Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në komunën e Karposhit. Nga ora 08:30 deri në orën 17:30, përdoruesit e objekteve në afërsi të fabrikës Karposh në vendbanimin Aleksandri, si dhe objekti Centrounion, do të jenë pa energji elektrike.

Në komunën Qendër, nga ora 08:00 deri në orën 11:00, pjesë të rrugëve “Nikola Kljusev”, “Maksim Gorki”, një pjesë e “Dame Gruev”, “Orce Nikolov” dhe “Vasil Glavinov” do të jenë pa energji elektrike.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup u bën apel qytetarëve që t’i përshtatin detyrimet e tyre në kohën e duhur sipas ndërprerjeve të paralajmëruara.

LEXO EDHE:

Back to top button