Plagoset në sy të fëmijës 43 vjeçari nga Lezha, prangoset autori
Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Balldre të Lezhës.
Pas dy orësh kërkimesh, polica ka arritur të vërë në pranga Gjin Gjinin 69-vjeç. Sipas policisë, për motive pronësie Gjin Gjini ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Hil Gjinin., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti ka ndodhur në sy të fëmijës së Hil Gjinit i cili ka qenë në makinë me të atin. Plagosja është kryer me një pushkë, armë kjo që është sekuestruar nga policia.








