Plagosja e tre personave në Pejë, arrestohet i dyshuari Agron Gashi

Plagosja e tre personave në Pejë, arrestohet i dyshuari Agron Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar Agron Gashin (22), i dyshuar për plagosjen e tre personave mbrëmë në rrugën “Bekim Berisha” nё Pejё.

Policia ka arritur ta identifikojë Agron Gashin, i cili kishte ikur nga vendngjarja, dhe me urdhёr tё Prokurorit kishte lёshuar kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt pёr lokalizimin e tij.

Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48 orё pёr vrasje të rëndë nё tentativё.

Ndryshe, personat e plagosur janё dërguar mbrëmë nё Spitalin Rajonal nё Pejё, prej nga janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

LEXO EDHE:

Back to top button