Plagosja në Shtërpcë, konfiskohet një armë zjarri dhe një veturë, policia me deklaratë

Policia e rajonit të Ferizajt ka deklaruar se të dyshuarit për sulmin në Shtërpcë i është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet kreu sulmin.

Në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se përpos armës, si provë materiale është konfiskuar edhe mjeti me të cilin i dyshuari ishte në lëvizje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pasi kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, hetuesit rajonal kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”, bëjnë të ditur policia.

Kujtojmë se viktima të sulmit në Shtërpcë ishin dy persona, një i mitur i moshës 11 vjeçare dhe një tjetër i moshës 31 vjeçare.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka dënuar këtë sulm, duke thënë se është thellësisht i shqetësuar për gjendjen e dy të plagosurve.

Viktimat e sulmit janë jashtë rrezikut për jetë. /Reporteri

LEXO EDHE:

Back to top button