Plagosje me armë në Llojan të Kumanovës

Përmes një njoftimi Policia raporton se dje në Llojan të Kumanovës, një 25 vjeçar ka plagosur me armë  bashkëfshatarin e tij.

“Dje në ora 19:30 në fshatin Llojan të Kumanovës, V.Ç nga fshati Llojan, duke qenë në automjetin e tij “Opel Astra”, me tabela të Kumanovës, me pistoletë ka gjuajtur drejt Z.I (67) nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se 67 vejçari është plagosur, ndërsa plagosja është konstatuar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.

Kontrollin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

LEXO EDHE:

Back to top button