Liga e Kampionëve, plot befasi në ekipin e javës

Me mbylljen e ndeshjeve të fundit të grupeve është zgjedhur edhe formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, ku nuk mungojnë befasitë. Pas këtyre takimeve, Liga e Kampionëve ka hapur si gjithmonë votimin, ku me votat e tifozëve është zgjedhur edhe formacioni më i mirë i javës.

Megjithatë, befasia e madhe e këtij rreshtimi 3-4-3 është se ka shumë sulmues në formacion.

Në portë gjendet Tibo Kurtua (Real Madrid, ndërsa në mbrojtje janë votuar Benjamin Pavard (Bajern Munih), Virxhil Van Dajk (Liverpul) dhe Aleks Grimaldo (Benfika).

Mesfusha është e zënë me emra si Federiko Valverde (Real Madrid), Kristofer Nkunku (Leipzig), Mohamed Kudus (Ajaksi) dhe Ferran Tores (Barcelona). Në sulm janë votuar emra si Kilian Mbape (Paris Sen Zhermenit), Olivier Zhiru (Milan) dhe Julian Alvarez (Man. Siti).

LEXO EDHE:

Back to top button