Po luftoni me mendimet negative? Një zakon i keq është fajtori kryesor

Nëse shpesh luftoni me mendimet negative, fajin e ka një zakon i keq, paralajmërojnë ekspertët. Domethënë, bëhet fjalë për mungesën e gjumit.

Hulumtimi i botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences zbuloi se mungesa e gjumit e bën të pamundur që truri juaj të mbrohet nga mendimet negative.

Ne e dimë për një kohë të gjatë se gjumi i dobët është një faktor kryesor në rregullimin e emocioneve, por shkencëtarët vetëm tani kanë përcaktuar shkakun. Studiuesit nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Anglisë Lindore testuan 85 të rritur të shëndetshëm. Njëri grup flinte gjithë natën, ndërsa tjetri qëndronte zgjuar.

Duke përdorur teknologjinë më të fundit, ata analizuan aktivitetin e trurit të tyre duke u treguar atyre foto të njerëzve të ndryshëm dhe aksidente trafiku, zënka e të ngjashme. Më pas atyre iu kërkua të kujtonin ose të shtypnin kujtimet e lidhura me secilin person.

Rezultatet ishin befasuese: njerëzit që flinin gjatë natës treguan aktivitet shumë më të madh në korteksin e djathtë dorsolateral paraballor (qendra komanduese e trurit për mendimet, veprimet dhe emocionet) kur shtypnin kujtimet negative.

Nga ana tjetër, grupi i njerëzve që qëndruan zgjuar luftuan për të mbajtur nën kontroll mendimet e tyre negative, duke treguar më pak aktivitet në këtë pjesë të trurit.

LEXO EDHE:

Back to top button