Pogba afër Juves, por mund të largohet de Light

Skuadra e Juventusit po përgatitet të mirëpresë Poll Pogba-n. Mesfushori francez do të arrijë si transferim i lirë, duke nënshkruar një kontratë prej 8 milionë euro, plus bonuse në sezon për një kontratë që duhet të jetë katërvjeçare.

Ndërkohë skuadra anglez e Çellsit po ëndërron një goditje të madhe të dyfishtë për të forcuar mbrojtjen pas lamtumirës së Kristensenit dhe Rudigerit dhe në pamjet e bluve, përveç Kounde-s, do të ishte edhe Matijs De Ligt.

Sipas “La Stampa”, një sulm i mundshëm i tillë do ta shtynte Juventusin, të përshpejtonte operacionet për rinovimin e holandezit. “Bardhezinjtë”,  synojnë të zgjasin marrëveshjen deri në vitin 2026, duke rregulluar bonuset. Në takimin e planifikuar së shpejti mes drejtuesve dhe rrethit të mbrojtësit, do të zbardhet në radhë të parë vullneti i ish mbrojtësit të Ajaksit.

Allegri e konsideron atë liderin e së ardhmes dhe shpreson të jetë në gjendje ta trajnojë atë për një kohë të gjatë. Por, De Ligt para disa kohesh doli dhe tha se dy vende te katërta nuk mjaftojnë dhe kerkon nivel konkurrues,

LEXO EDHE:

Back to top button