Shumë qytetarë nuk shkojnë në pushime

Gazetare: Evi Shkopi

Portofoli i qytetarëve po zbrazet me shpejtësi nga çmimet, që sipas tyre janë edhe më përvëluese se dielli i verës, andaj pushimet verore për shumë prej tyre tashmë janë një luks të cilin nuk mund ta përballojnë.

“Të ju them sinqerisht, nuk kam mundësi. Nga çmimet, nga gjithçka, nga jeta, nga asgjë, nuk jam e kënaqur nga asgjë. Kështu që këtë vit s’ka pushime”, tha një qytetare.

“Jo, nuk do të bëjmë pushime. Nuk planifikojmë të shkojmë ndokund. Nuk kemi. Çmimet janë shumë të larta, kështu që… nuk do të shkojmë. Do të dalim kështu me biçikleta, do të merremi me rekreacion nëpër Shkup”, u shpreh një qytetare.

“A planifikoni të shkoni në pushime këtë vit?
– Jo. Nuk kemi mundësi, jemi pensionist. Me 400 euro pension ku të shkojmë. Askund”, tha një qytetare.

Megjithatë, AlaudinAlili, punonjës nga një agjenci turistike që vizituam na tha se në krahasim me vitin e kaluar kur në shtete të caktuara ende ishin në fuqi masat kufizuese për mbrojtjen nga covid 19, numri i rezervimeve të bëra është më i lartë. Por shton se ankesat për çmimet nuk janë të rralla.Ka edhe nga ata që hyjnë në agjenci pyesin dhe më pas nuk rezervojnë.

“Ankohen pak, sepse çmimet nuk janë edhe shumë të ulëta. 06:19 Epo, ajo është, sepse është kriza globale, siç e dini edhe ju vet. 06:45 Në momentet e fundit më shumë, kemi pasur rezervime edhe më herët, por jo edhe aq”, deklaroi AlaudinAlili – Punonjës nëagjenci turistike.

Qytetarët që kanë vendosur të udhëtojnë, nëse jo më larg, interesin e tyre e kanë drejtuar tek vendet fqinje ku këtë vit është rritur interesimi për të vizituar Shqipërinë, por edhe destinacionet si Mali i Zi, Greqia apo Turqia është në listën e vendeve të preferuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button