Policia arreston 19-vjeçarin nga Bojana e Sarajit për vrasjen e 18-vjeçarit, gjenden trupi dhe arma

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Policia ka arrestuar një 19 vjeçar nga fshati Bojanë e Sarajit i cili dyshohet të ketë vrarë një bashkëfshatar të moshës 18 vjeçare. Vrasja ka ndodhur më 15 maj në një zonë malore në Saraj. Në polici veprën e ka paraqitur babai i të dyshuarit.

“Më 17.05.2026 në ora 00:50, në fshatin Bojanë të Shkupit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.B (19) nga fshati Bojanë për shkak dyshimeve të bazuara për vepër të kryer penale vrasje nga neni 123 i kodit penal. Paraprakisht në linjë telefonike në numrin 192 është paraqitur babai i tij I.B dhe ka denoncuar se M.B i ka pranuar atij se më 15.05.2026 në mal në rrethinën e Sarajit me revole e ka vrarë B.D nga Bojana”, njoftuan nga MPB.

• Më 17.05.2026 policia ka arrestuar M.B (19).
• Rastin e ka paraqitur babai i të dyshuarit.
• Vrasja, në mal në rrethinë të Sarajit.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit në vendngjarje janë gjetur trupi i viktimës si dhe arma me të cilën është kryer vrasja. Për momentin nga MPB nuk zbulojnë motivin e vrasjes./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button