Policia australiane gjen një sasi të jashtëzakonshme të fentanilit, e mjaftueshme për 5 milionë doza

Policia australiane gjen një sasi të jashtëzakonshme të fentanilit, e mjaftueshme për 5 milionë doza

Policia Federale e Australisë ka bërë të ditur se ka konfiskuar mbi 5 milionë doza të fentanilit, dërgesa më e madhe e opiodit që është kapur në vend.

Nga policia deklaruan se droga ishte fshehur në një makinë industriale, e njohur si torno, e cila arriti në Portin e Melbourne në dhjetor të vitit 2021 nga Kanadaja, raporton CNN.

Por ata nuk kishin nisur hetimet deri në muajin shkurt, kur zyrtarët e Forcës Kufitare të Australisë e kishin gjetur sasinë e drogës, e cila përfshinte 11.2 kilogram fentanil të pastër dhe 30 kilogram metamfetaminë.

Fentanili është një qetësues që krijon varësi të madhe dhe 50 deri në 100 herë më i fuqishëm se morfina.

“Është shumë e pazakontë që të gjejmë këtë lloj droge në Australi e cila nuk përfshihet në përdorim për qëllime mjekësore” tha të hënën gjatë një konference për medie komandanti në detyrë i policisë federale, Anthony Hall. “Sekuestrimi i 11 kilogramëve fentanil ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin australian” shtoi ai ndër të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button