Bombarduesit amerikan B-52 fluturuan mbi qiellin e Shkupit

Bombarduesit amerikan B-52 fluturuan mbi qiellin e Shkupit

Dy avion bombardues amerikan B-52 sot në ora 14:30 kanë fluturuar mbi qiellin e Shkupit. Ata fluturuan nëpër gjithë Ballkanin duke nisur nga Dubrovniku, e më pas mbi bregdetin e Malit të Zi, Tiranën dhe Shkupin. Avionët janë të vendosura në bazën ushtarake “RAF Fairford” në Glostershir të Britanisë së Madhe. Këta bombardues amerikan gjithashtu kanë marrë pjesë në sulmet ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999. “Qëllimi i fluturimit është të demonstrohet angazhimi i SHBA-së për sigurinë ndaj Aleatëve dhe Partnerëve të NATO-s në Ballkan”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup. “Fluturimet e avionëve demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe paraqesin një garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, gjatë ditës Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë fluturime mbi Maqedoninë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button