Kurti të mërkurën do të flasë për takimin në Bruksel

Kurti të mërkurën do të flasë për takimin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë do të flasë për takimin e javës që shkoi në Bruksel, me Aleksandër Vuçiqin, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të negociuar nga Brukseli.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ku i njëjti bëri të ditur se Kurti do të flasë në fillim të mbledhjes së Qeverisë.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë”, tha Kryeziu për Reporteri.net.

Ky adresim i Kurtit do te vije në ditën kur i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës, do të qëndrojnë në Prishtinë.

Ndërkohë, Presidenti serb ka mbajtur dje një fjalim rreth këtij takimi në Bruksel, pasi ka takuar në Beograd përfaqësuesit e Listës Serbe dhe strukturat paralele në veri të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button