Policia belge arrestoi 8 persona të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste

Policia belge arrestoi 8 persona të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste

Policia në Belgjikë ka arrestuar 8 persona në kuadër të dy hetimeve të dyshuara për planifikim të sulmeve terroriste.

Siç njoftoi sot zyra e prokurorit federal, objektivat e mundshëm nuk janë përcaktuar në këtë fazë.

Arrestimet u kryen mbrëmë në disa pjesë të Belgjikës, përfshirë rajonin e Brukselit.

Sipas burimeve në drejtësi, janë arrestuar “shumë të rinj të radikalizuar” nga lëvizja xhihadiste.

Në të dyja rastet, që kanë lidhje, bëhet fjalë për një sulm të planifikuar.

Belgjika ishte objektiv i një sulmi terrorist më 22 mars 2016, kur 32 persona vdiqën në një sulm vetëvrasës në aeroportin dhe metronë e Brukselit.

LEXO EDHE:

Back to top button