Pronari i Roteram Junajtedit, mysafir i Voska Sportit në Ohër

Qyteti i Ohrit përmes lidhjeve të Klubit të Futbollit Voska Sport, gjegjësisht pronarit Nefi Useini bëhet tërheqëse për investime të huaja në futboll, infrastrukturë dhe biznes. Pronari i skuadrës angleze që luan në Ligën “Championship” të Anglisë,  skuadrës “Roteram Junajted”, Toni Stjuard, ka qëndruar disa ditë në vizitë te pronari i FC Voska Sport, Nefi Useini, derisa duke eksploruar qytetin e Ohrit e kapacitetet turistike dhe të infrastrukturës sportive, është hapur mundësia e shyrtimit të bashkëpunimit eventual në të ardhmen.

 

 

“Unë mendoj se kjo është mundësi shumë e mirë dhe është fakt se unë kam ardhur të shoh Voskën dhe pronarin. Ai është duke bërë punë vërtet të mirë për Voskën. Unë jam në futboll tashmë 15-të vite, ai është tashmë 5 vite. Voska është ekip që ka përparuar dhe ka ecur para. Si që thash unë jam 15-të vite në Rotherham. Kemi nisur nga fundi dhe tash jemi në Championship duke punuar fortë për të arritur në Premierligë dhe si që e dimë është një qëllim i madh. Pra do të thoja se ne do të punojmë bashkë. Sepse ne realisht kemi kaluar shumë mirë në Maqedoni. Njerëzit kanë qenë të mrekullueshëm. Më duhet ta pranoj këtë, sepse ka qenë vërtet një përvojë shumë e mirë dhe unë mendoj se si fansa ne do të punojmë bashkë. Dhe kush e din se në të ardhmen mund të kemi ndonjë partneritet zhvillimi për të dyja ekipet, ”

Është hera e parë që gjendem në Maqedoni, kam pëlqyer atë që kam parë. Dhe unë shikoj përpara për të qenë i lidhur me këtë vend, sepse mua më pëlqyen njerëzit, pëlqeva atë që kam parë dhe unë do të flas gjëra pozitive dhe mendoj se në do të bëjmë biznes nëse lëvizim përpara, ” tha mes tjerash Toni Stjuart.

 

Pas ish-futbollistit të njohur anglez Brajan Din që qëndroi në Ohër kohë më parë, tashmë ardhja e pronarit të Roteram Junajted, Toni Stjuart e bën FC Voska Sport adresë të hapur për bashkëpunim në të ardhmen dhe gjithë kjo falë miqve të përbashkët në krye me Françesko Murseli-n nga Kosova me qëndrim dhe veprim në Norvegji.

LEXO EDHE:

Back to top button