Policia gjen armatim dhe municion në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia gjatë ditës së sotme ka kapur armatim dhe municion në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, transmeton Alsat.

“Gjatë kontrollit është sekuestruar një pushkë kallashnikov, dy korniza dhe 22 pumba”, theksojnë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se është kryer inspektim, ndërsa objektet e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë. Vepra në fjalë dënohet sipas nenit 396 të Kodit Penal.

 

LEXO EDHE:

Back to top button