Policia gjermane vret një kroat të armatosur që pretendonte se ishte Jezusi

Policia gjermane vret një kroat të armatosur që pretendonte se ishte Jezusi

Në një incident në qytetin gjerman Mosbach ditën e djeshme, policia është detyruar të qëllojë kroatin Robert B.

Gazeta raportoi se Robert B. (46) në gjendje të paqëndrueshme mendore, i armatosur me thikë, ka mbërritur para shtëpisë së ish-partneres së tij dhe fëmijëve të tyre. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policët, të cilët e kanë qëlluar pasi siç pretendojnë ata është nisur drejt tyre me thikë në dorë. Fqinja Gulber D. (68), i cili e njihte Robertin dhe familjen e tij, pa se çfarë ndodhi.

“Sapo kthehesha nga puna. Dola nga autobusi kur pashë Robertin. Në dorën e djathtë kishte një thikë. Ai zgjati të dyja duart dhe recitoi vargje biblike. Unë fola me të dhe u përpoqa ta qetësoja, por ai nuk më dëgjoi”, tha ajo për Bild.

“Ai nuk ishte në mendjen e tij të mirë. Ai tha “asgjë nuk mund të më ndodhë, unë jam Jezusi”. Kisha frikë se do të bënte diçka për të dëmtuar ish-gruan dhe fëmijët e tij. Ai ishte shumë i zemëruar me të. Pikërisht atëherë thirra policinë”, tha fqinji për gazetën gjermane.

Me të mbërritur në vendngjarje policia ka tentuar ta ndalojë me gaz lotsjellës. Megjithatë, ai vazhdoi të ecte drejt oficerëve me duart mbi kokë, me një thikë në dorën e djathtë.

Një oficer më në fund qëlloi të shtëna të shumta drejt Robertit. Ndonëse policët dhe shërbimet e urgjencës u përpoqën ta ringjallën, ai vdiq në vend.

Bild raporton se, sipas fqinjëve, Roberti vuante nga skizofrenia. Ish-partnerja e tij ishte gjithashtu e sëmurë mendore. Ata u njohën në psikiatri dhe në fillim jetuan së bashku, por jo pa probleme dhe debate të shpeshta. Ata kishin dy fëmijë dhe pas dy vitesh lidhje u ndanë. Roberti u zhvendos në një shtëpi përballë rrugës dhe gjykata e lejoi atë të shihte fëmijët një herë në dy javë.

“Më e keqja është se dy fëmijët e tij panë gjithçka. Ata tërhoqën perdet në dritaren e ballkonit dhe panë se çfarë po ndodhte jashtë. I ati i ka vdekur para syve”, tha një nga fqinjët për Bild.

LEXO EDHE:

Back to top button