Policia italiane zbulon 280 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar

Hetuesit specialë të policisë italiane kapën rreth 280 punonjës të shëndetësisë të pavaksinuar gjatë një sërë kontrollesh.

Karabinierët kanë kontrolluar deri më tani rreth 4 900 punonjës në sektorët mjekësorë dhe të mirëqenies në pak më shumë se 1 600 institucione private dhe shtetërore, sipas një shënimi.

Vaksinimi kundër koronavirusit është i detyrueshëm në sektorin italian të kujdesit shëndetësor që prej muajit prill.

Karabinierët zbuluan se 126 punonjës vijuan të paraqiteshin në detyrë, pavarësisht se autoritetet kompetente i kishin pezulluar tashmë për shkak të statusit të vaksinimit.

“Profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe kushdo që hyn në objektet private ose publike duhet të sigurohet se janë në një mjedis të sigurt’’, thuhet në komunikatë.

Qeveria e kryeministrit Mario Draghi vendosi në fund të nëntorit të zgjasë vaksinimin e detyrueshëm për zyrtarët shëndetësorë, mësuesit, oficerët e policisë dhe ushtrinë nga 15 dhjetori.

Personeli mjekësor duhet të ketë vaksinim përforcues. Nga data 16 dhjetor, sipas planeve të qeverisë, fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç do të mund të vaksinohen kundër Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button