Policia kap 28 emigrantë në rajonin e Kumanovës, arrestohen tre persona

Njëzet e tetë emigrantë janë gjetur në mëngjes në një aksion të policisë gjatë bastisjes në dy shtëpi në fshatrat Llojan dhe Vaksincë, ndërsa tre persona janë arrestuar në lidhje me rastin.

Siç informon sot Suzana Praniq Talevska, nga Sektori për marrëdhënie me opinionin në MPB, pjesëtarët e Qendrës rajonale për punë kufitare Veri në bashkëpunim me Njësinë për sistemim të parë dhe nëpunës policor nga SPB Kumanovë, pas urdhërit të dhënë paraprak nga Gjykata Themelore Kumanovë herët në mëngjes kanë kryer bastisje në dy shtëpi në fshatrat për shkak të dyshimit për vepër penale të kryer “fshehje të emigrantëve”.

“Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në pronësi të personit Q.A.(66) në fshatin Vaksincë janë gjetur 10 persona emigrantë nga Bangladeshi për shkak të së cilës Q.A. dhe F.A.(27) të dy nga fshati Vaksincë janë arrestuar, ndërsa në fshatin Lojane gjatë bastisjes së shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse në pronësi të A.A. (48) i cili për momentin është jashtë shtetit janë gjetur gjithsej 18 persona emigrantë, prej të cilëve 16 nga Pakistani dhe dy nga Afganistani mes të cilëve edhe katër fëmijë të mitur. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar personi Z.A. nga fshati Lojane”, informon Praniq Talevska.

Gjatë ditës së sotme personat e arrestuar do të nxirën para gjykatës, emigrantët do të dërgohen në qendrën pranuese “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa deri te PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër këtyre personave do të ngriten padi përkatëse për shkak të dyshimit për vepër penale të bërë “fshehje të emigrantëve” sipas nenit 418 të Kodit penal.

LEXO EDHE:

Back to top button