“YouTube” sfidon “TikTok” me video të shkurtra

Ju Tjub (YouTube) nxjerr në përdorim një formë të shkurtës të krijimit të videove të quajtur “YouTube Shorts” që kompania shpreson se do të tërheqin një pjesë të vëmendjes nga TikTok-u. Paralajmërimi për këtë ishte bërë që muajin e kaluar, por tani kompania e aplikoi këtë format në Indi. Ngjashëm si TikToku, “Shorts” do të lejojë përdoruesit të bëjnë video të shkurtra 15 sekondëshe me muzikë. Për momentin ofrohen për përdorim vetëm 100 mijë këngë por kompania punon me produksionet dhe artistët për të zgjeruar këtë repertor. Nuk parashikohet se kur “Shorts” mund të aplikohet edhe në vendet e tjera. YouTube ka më shumë se 2 miliard përdorues dhe me mundësinë e re dëshiron të krijojë një komunitet të ri përdoruesish. Kohë më parë kompania kishte ofruar edhe mundësinë e postimit të videove të shkurtra në “Story”, me të cilat thotë se ka pasur sukses.

LEXO EDHE:

Back to top button