Policia konfiskon veturën e shoferit që voziti 178 km/h në rrugën Gostivar–Tetovë
Automjeti është konfiskuar, ndërsa shoferi K.I. (44) nga Gostivari do të përballet me sanksionet e parapara me ligj, në përputhje me dispozitat e nenit 297-a dhe 300-b të Kodit Penal.
“Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale “gjurmues” do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e kundërvajtësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion”, njoftoi MPB.







