Policia kontrolloi një shtëpi në lidhje me vrasjen e Tupac: Çështja ende e pazbardhur pas 27 vitesh

Policia kontrolloi një shtëpi në lidhje me vrasjen e Tupac: Çështja ende e pazbardhur pas 27 vitesh

Reperi i njohur Tupac Shakur u qëllua më 7 shtator 1996 dhe ndërroi jetë në spital gjashtë ditë më vonë teksa iu nënshtrua plagëve të marra. Ai ishte vetëm 25 vjeç dhe askush nuk u arrestua pas vrasjes së tij. Hetimi për zbardhjen e këtij rasti ka gati tre dekada.

Detajet ende nuk dihen sot, por policia në Las Vegas të hënën në mbrëmje ka kontrolluar një shtëpi që besohet se është e lidhur me këtë rast të kahershëm, shkruan CBS .

“Policia mund të konfirmojë se një urdhër kërkimi është dorëzuar në Henderson, Nevada më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit në vazhdim për vrasjen e reperit Tupac Shakur”, tha policia e Las Vegas në një deklaratë.

Megjithatë, për mediat e huaja zyrtarët nuk duan të ndajnë më shumë detaje, ndërkohë që ky hetim është në vijim.

Muajin e kaluar, Tupac u nderua pas vdekjes me një yll në Hollywood Walk of Fame, duke nderuar kontributin e tij në art, si dhe aktivizmin e tij për barazi racore.

Reperi ka ndikuar në zhanrin e muzikës hip-hop, duke tërhequr një numër të madh fansash në mbarë botën. Ai ka shitur mbi 75 milionë disqe dhe ka fituar gjashtë nominime për çmimet Grammy gjatë karrierës së tij të shkurtër pesëvjeçare.

LEXO EDHE:

Back to top button