Policia me konfiskim të ri të madh droge, mbi 100 kg në afërsi të Shkupit

Për momentin në hyrje të Shkupit nga ana e Tetovës po zhvillohet një aksion i madh policor, mësohet nga burimet në hetim. Sipas këtyre burimeve janë sekuestruar mbi 100 kilogramë marijuanë dhe ka një të arrestuar. Ministria e Brendshme vetëm konfirmon se një aksion është duke u zhvilluar, ndërsa detajet bëhen të ditura pas përfundimit të tij, gjatë ditës së nesërme.

Ky është sekuestrimi i dytë i madh në një hark kohor prej dy ditësh, pasi Ministria e Brendshme sekuestroi dje rreth 100 kilogramë marijuanë.

LEXO EDHE:

Back to top button