Policia në Kaçanik gjen kanabis në oborrin e një shtëpie, arrestohet pronari
Policia në Kaçanik ka arrestuar një person pasi që në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.








