Policia në Shqipëri paralajmëron kundër mbajtjes së protestave

Policia në Shqipëri paralajmëroi të hënën kundër mbajtjes së protestave për vrasjen e një qytetari nga një zyrtar policor.

Në deklaratën e lëshuar për media, policia përmendi “situatën shqetësuese të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit” dhe kërkoi që secili t’i respektojë masat e izolimit, të ndërmarra nga autoritetet shëndetësore.

Këto masa përfshijnë ndalimin e tubimit të më shumë se dhjetë personave në publik, orë policore gjatë natës, veshje të maskave dhe distancë fizike.

Qytetarët e Shqipërisë i kanë sfiduar këto masa dhe kanë protestuar qëkur policia ka vrarë Klodian Rashën, 25 vjeç, në orët e para të së martës së kaluar.

Policia ka thënë se Rasha i ka injoruar thirrjet e zyrtarëve për të ndaluar dhe se ka vrapuar.

Një oficer policie është arrestuar dhe po hetohet.

Deklarata e policisë, e lëshuar të hënën, thotë se autoritetet “nuk do të tolerojnë asnjë tubim që bie ndesh me kufizimet ekzistuese”.

LEXO EDHE:

Back to top button