“Poligraf”: A kërkon Zvicra punëtorë me pagë 3200 franga në muaj?

“Poligraf”: A kërkon Zvicra punëtorë me pagë 3200 franga në muaj?

Më 16.11.2022, portali „Lajme Rrufe“ botoi titullin “Lajm i mirë: Zvicra kërkon punëtorë me pagë 3200 franga në muaj, Ja detajet…”

Në tekstin e shkurtër pohohet se „Zvicra ndodhet në krizë për punëtorë“ dhe se „Rreth një vit më parë qeveria dhe sindikata e fermerëve në Zvicër filluan së bashku një projekt për integrimin e refugjatëve në tregun e punës“.

Mirëpo, siç bëjnë me dije kontrolluesit e fakteve në Faktoje.al, “Kushdo që klikon këtë lajm, zbulon se ka rënë pre e “karremave për klikime” pasi informacioni i njoftuar në titull nuk detajohet aspak në brendi të lajmit”. Andaj, Faktoje.al që në titull sjell përfundimin se “Zvicra nuk po kërkon punëtorë me 3,200 franga në muaj”.

Përveç kësaj, po të kërkohet në Gugl fjalia se “Zvicra kërkon punëtorë me pagë 3200 franga në muaj”, dalin shumë lajme thuajse identike në më shumë portale shqipe ndër vite, që nga viti 2016 e deri më tani.

Prandaj, lexuesit duhet të jenë të kujdesshëm, të kontrollojnë dhe të mos bien pre e lajmeve të vjetra që prezantohen si të reja dhe “lajme të mira”, nga portalet që përpiqen të rrisin lexueshmërinë e tyre me tituj “klikbejt”.

LEXO EDHE:

Back to top button