“Poligraf”: Dezinformatë është se “Putin përgatit goditje serioze për BE-në” me ndërprerje të marrëveshjeve me Këshillin e Evropës

“Poligraf”: Dezinformatë është se “Putin përgatit goditje serioze për BE-në” me ndërprerje të marrëveshjeve me Këshillin e Evropës

Më 17.01.2023, portali Infomaks botoi titullin “PUTIN PËRGATIT NJË GODITJE SERIOZE PËR BE-në! Presidenti i Rusisë i ndërpret të gjitha marrëveshjet me Këshillin e Evropës!”

 

Mirëpo, në tekstin e Infomaksit nuk përmendet fare BE-ja, dhe nuk jepet asnjëfarë informacioni për ndonjë “goditje serioze ndaj BE-së”, por flitet vetëm për Këshillin e Evropës, i cili është një organizatë e ndryshme nga BE-ja, që ka 46 shtete anëtarë.

Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës, pasi që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dënoi “agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës”.

Por, propaganda ruse pretendon diçka tjetër. Për shembull, RT në gjuhën serbe botoi se “Rusia e braktisi Këshillin e Evropës së shpejti pas fillimit të operacionit ushtarak, në mars të vitit 2022” dhe se “nga Moska atëherë porositën se kjo organizatë është bërë edhe një instrument i politikës anti-ruse, sepse shumicën e Këshillit e përbëjnë pikërisht vendet perëndimore”.

Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës që më 25 shkurt 2022 e suspendoi Federatën Ruse. Vetëm pasi Rusisë iu bë e qartë se do të përjashtohej, ajo u tërhoq nga Këshilli i Evropës.

Prandaj, pretendimet se “Putini po përgatit një goditje serioze për BE-në”, si dhe pohimet propagandistike se Rusia u largua vullnetarisht nga Këshilli i Evropës,  mund të konsiderohen si dezinformata.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button