Pollog/ Blegtorët ankohen për vendimin e Qeverisë, që 50 për qind e qengjave nga numri i përgjithshëm të dorëzohen në thertore
Pollog/ Blegtorët ankohen për vendimin e Qeverisë, që 50 për qind e qengjave nga numri i përgjithshëm të dorëzohen në thertore

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Blegtorët në rajonin e Pollogut ankohen se me vendimin e Qeverisë që 50 për qind e qengjave nga numri i përgjithshëm të dorëzohen në thertore tkurr kopetë e tyre, shkruan Alsat.
Sipas tyre kjo është e pamundur, pasi vetëm vitin e kaluar 30 për qind e deleve kanë dështuar me qengjat shkaku i viruseve të ndryshme.
“Këtë vit 30 % e deleve i kanë hedhur qengjat para kohe a ndonjë virus a çka është problem nuk e dimë edhe mjekët thonë se nuk e dinë se çfarë është problemi , shembull unë kam 100 copë dhen dhe ata asnjëherë nuk pjellin në kohë 50 do pjellin në kohë 30 % më vonë dhe 20 çdo pjellin hiq, dhe tash ata të më vonshmet në të ruajmë tash ti shtojmë apo ti pakësojmë , këta nëse janë duke shkuar për ti pakësuar se kjo nuk është shtim , këndej thonë i kemi rritur subvencionet jemi duke punua për shtimin e numrit të bagëtive a kënde janë duke shkuar për pakësimin e numrit të bagëtive”, tha Osman Adili – Blegtor.
“Neve 100 dhen nuk na pjellin të gjitha na pjellin 70 % , 10 % pjellin me vonesë, 10% a ngordhin a sëmuren , me këtë 50 % që na kërkojnë ne ngelim pa subvencione, dhe kërkojmë një mirëkuptim nga ministria të na tërheqin këtë 50 përqindëshin”, u shpreh Orhan Fejzullahu – Blegtor.
Numri dy i Ministrisë së Bujqësisë Flakron Bexheti thotë se masa është pozitive ndërsa pranon se kanë biseduar me bujqit dhe po shqyrton kërkesën e tyre.
“Kjo është për shkak të shfrytëzimit të subvencioneve ku më herët është bërë edhe rritja dhe është bërë edhe keqpërdorimi i subvencioneve deklarimi i rrejshëm dhe këtë shqetësim ma kanë thënë edhe mua dhe unë e kam marr për obligim që të flas me sektorin përkatës dhe me ministrin dhe të mundohemi që këtë përqindje që ta ulim që kjo 50 % të ulet dhe shpresoj që të kemi edhe mirëkuptim dhe sukses në këtë drejtim”, theksoi Flakron Bexheti- zëvendës ministër i bujqësisë.
Blegtorët ankohen se edhe çmimi i marrjes së qengjave është tejet i ulët por edhe pse është shumë i ulët në krahasim me rajonin, edhe ato pak para nga thertoret nuk i kanë marrë që prej dy vitesh./ Alsat.mk