Polonia befason dhe eliminon Slloveninë

Kombëtarja e Polonisë përgatiti befasinë më të madhe në Eurobasket 2022, pasi që në çerekfinale mundi kombëtaren e Sllovenisë, kampionin aktual të Evropës, me rezultat 90-87.

Basketbollistët polak krijuan një epërsi të madhe në fund të pjesës së parë (58-39), duke dëshmuar se janë gati për befasi të madhe. Ndërkohë basketbollistët e Sllovenisë u kthyen në lojë në pjesën e dytë , mirëpo humbën Donçiçin në fund të takimit dhe duhej të pajtohen me disfatën dhe eliminimin.

Më efikas ishte polaku Mateush Ponitka me 26 pikë, ndërsa te Sllovenia u dallua 21 pikë, ndërsa Luka Donçiçi shënoi vetëm 14 pikë. Në gjysmëfinale, Polonia do të përballet me Francën, e cila eliminoi Italinë (93-85)

LEXO EDHE:

Back to top button