Polonia do të dërgojë 10 tanke Leopard 2 në Ukrainë

Polonia do të dërgojë 10 tanke Leopard 2 në Ukrainë

Polonia do të dërgojë jëtë javë 10 tanke në Ukrainë. Lajmin e konfirmoi ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak, i cili tha se një pjesë e vogël e tankeve luftarake do t’i dorëzohen Ukrainës në ditët në vijim. Këto janë 10 nga 14 tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman që kishte premtuar.

“Katër tanke janë tashmë në Ukrainë, 10 të tjerë do të shkojnë në Ukrainë këtë javë,” tha Błaszczak. Polonia premtoi gjithashtu në janar të dërgonte 60 tanke shtesë në Ukrainë. Mbi 300 tanke i janë premtuar Ukrainës nga aleatët perëndimorë në total.

Ukraina u ka kërkuar fuqive globale që të siguronin automjetet për muaj të tërë, përpara se të kthente vëmendjen te avionët F-16.

LEXO EDHE:

Back to top button