Polonia kontrollon strehimoret nëntokësore, dhe vendosin inventar

Polonia kontrollon strehimoret nëntokësore, dhe vendosin inventar

Ekipet e zjarrfikësve në Poloni janë duke kontrolluar se në çfarë gjendje janë strehimoret nëntokësore dhe nëpër to janë duke vendosur inventar, ka bërë të ditur sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Maciej Wasik, në kohën kur pushtimi rus po vazhdon në shtetin fqinj – Ukrainën.

Sipas Polonisë që është anëtare e NATO-s, ka arritur që të bind qytetarët e saj se siguria e tyre mbështetet në Aleancën Veri-Atlantike, e sulmet ruse në Ukrainë detyruan autoritetet të jenë në gjendje gatishmërie në rast të eskalimit të situatës.

“Në vendin tonë kemi 62 mijë objekte të tilla”, tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme për televizionin privat Poslat News.

“Zjarrfikësit janë duke i kontrolluar në çfarë gjendje janë ato strehimore, nëse janë të pajisura mirë dhe mund të shfrytëzohen. Nëse nuk janë në gjendje të mirë, do të ndërmarrin veprimet e duhura”, shtoi ai.

Reklama

Ai theksoi se Polonia nuk ndihet e rrezikuar, por thotë se është e gatshme për skenarin më të keq. Sipas tij, këto janë aktivitete rutinore.

“Ishte planifikuar më herët. Procesi i verifikimit të strehimoreve do të zgjasë dy muaj”, tha Wasik për fund.

LEXO EDHE:

Back to top button