Polonia pritet të dërgojë 74 tanke në Kiev

Polonia pritet të dërgojë 74 tanke në Kiev

Varshava është gati të dërgojë dhjetëra tanke në Ukrainë në mbështetje të forcave të armatosura ukrainase, sipas një deklaratë të kryeministrit të vendit.

Duke folur për kanalin televiziv kanadez CTV Neës, Mateusz Moraëiecki, një nga mbështetësit më të zjarrtë të Kievit, tha se Polonia mund të forcojë menjëherë këmbësorinë ukrainase me 74 tanke të tjera.

“Polonia ishte vendi i parë që dorëzoi 250 tanke në Ukrainë. Tani jemi gati të dërgojmë 60 tanke luftarake kryesore të modernizuara PT-91, si dhe 14 tanke luftarake Leopard 2”, tha kryeministri polak.

Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se tanket moderne tani janë shumë të rëndësishme për Ukrainën, duke qenë se Rusia mund të ketë deri në 15,000 të tilla.

“Nëse nuk duam që Ukraina të mposhtet, duhet të jemi shumë të hapur dhe këmbëngulës në mbështetjen tonë”, theksoi kryeministri polak.

LEXO EDHE:

Back to top button