Popullsia e Kinës shënon nivelin më të ulët në 60 vjet

Popullsia e Kinës shënon nivelin më të ulët në 60 vjet

Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjet, me normën kombëtare të lindjeve që ka arritur një rekord të ulët 6.77 lindje për 1000 gra.

Popullsia në 2022 ishte 1.4118 miliardë që ra me 850,000 nga viti 2021.

Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie prej vitesh, duke nxitur një sërë politikash për të ngadalësuar trendin.

Por shtatë vjet pas heqjes së politikës së një fëmije, ajo ka hyrë në atë që autoritetet e përshkruajnë si një “epokë të rritjes negative të popullsisë”.

Shkalla e lindjeve në 2022 ishte gjithashtu në rënie nga 7.52 në 2021, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, e cila publikoi shifrat të martën.

Vdekjet gjithashtu tejkaluan numrin e lindjeve për herë të parë vitin e kaluar – Kina regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976 – 7.37 vdekje për 1000 njerëz, nga 7.18 një vit më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button