Portieri i njohur gjerman, refuzon kalimin te Bajern Munihu

Prej kohësh, Bajern Munihu është vendosur në kërkim të një portieri për të zëvendësuar Manuel Nojerin, i cili ka humbur pjesën e mbetur të sezonit pas një aksidenti me ski teksa ishte gjatë pushimeve.

Bavarezët nuk po arrijnë te Jan Zomerin e Borusia Mynshengladabahut, ndërsa nga ana tjetër një ndër alternativat e preferuara ishte edhe Aleksander Nubel. Ky i fundit është aktualisht pjesë e Monako-s në Ligue 1, ku luan si i huazuar pikërisht nga Bajern Munihu.

Por, gjermani refuzon të rikthehet dhe është hatërmbetur ndaj stafit të bavarezëve, pasi kurrë nuk iu dhuruan një shans, përsa kohë Nojer ishte në gjendjen e duhur fizike. Në këtë formë, për të vendosur “pikat mbi I” mendoi agjenti i Nubel-it, Stefan Baks, i cili u shpreh se nuk ka asnjë shans që i përfaqësuari i tij të rikthehet të Bajerni në janar.

“Nuk dua të diskutohet më kjo temë, Nubel nuk kthehet te Bajerni. Ai do të luajë me Monakon edhe për pjesën e mbetur të sezonit”, u shpreh Baks.

LEXO EDHE:

Back to top button