Senegal: Përplasen autobusi dhe kamioni, 19 të vdekur

Senegal: Përplasen autobusi dhe kamioni, 19 të vdekur

Në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në afërsi të qytetit Ngeun Sar në veri të Senegalit, të paktën 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se një duzinë janë plagosur, njoftuan sot autoritetet lokale.

Kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, Ousseinou Ndiaje, tha se duket se shoferi i autobusit donte të shmangte një gomar që u shfaq në rrugë.

“Një tjetër aksident fatal në rrugët tona. Ngushëllimet e mia për familjet e të ndjerit. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi presidenti i Senegalit Maki Sall në Twitter.

Sipas raportimeve, aksidentet e trafikut nuk janë të rralla në Senegal dhe shkaktarët kryesorë janë rrugët dhe makinat e këqija, si dhe shoferët që nuk respektojnë rregullat e trafikut.

LEXO EDHE:

Back to top button