Portieri shqiptarë për herë të parë vlerësohet me notën “10”

Arijanet Muric ka bërë një paraqitje spektakolare ndaj Çellsit. Portieri shqiptar ishte njeriu i ndeshjes te ekipi i tij, Barnli. Këta të fundit kanë arritur që të marrin një barazim 2-2 kundër londinezëve. Ndërkohë pritjet e Muriçit ishin në një nivel tjetër.

Gjithashtu për t’u theksuar është fakti se për herë të parë në historinë e “Sofascore”, që ka nisur në sezonin 2015-2016 me vlerësimet e lojtarëve, dy lojtarë nga ekipet e ndryshme marrin vlerësimin 10 në të njëjtin ndeshje. Koe Pallmer dhe Arijanet Muriçi janë vlerësuar maksimalisht në ndeshjen Çellsi-Barnli, me notën 10.

LEXO EDHE:

Back to top button