VIDEO/ Leao dhe Loftus Çik, siguruan fitoren për Milanin në “Artemio Franki”

Rafael Leao udhëheq Milanin drejt fitores së gjashtë radhazi mes Serie A dhe Ligës Europa. “Kuqezinjtë” siguruan tri pikët falë suksesit 1-2 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franki”. Duke kaluar me sukses një transfertë të komplikuar dhe duke forcuar pozitat në vendin e dytë, pasi që distanca me Juventusin ka shkuar 6 pikë.

Ndeshja ishte tepër e bukur dhe e luftuar. Rastet nuk munguan, ndërkohë që fraksioni i parë nuk dhuroi gola. Pjesa e dytë nisi e zjarrtë. Ruben Loftus-Çik kaloi ekipin e Stefano Piolit në avantazh pas asistit me finte të Rafa Leaos.

Gjithsesi, vendasit reaguan dhe rikthyen baraspeshën me Dankan. Tri minuta festë në stadium, pasi Milani rigjeti sërish avantazhin. Falë një goli fantastik të Leaos, i cili la pas mbrojtësit kundërshtarë dhe dribloi portierin Terraçiano. Më pas mendoi Majk Manjan të ruante avantazhin e Milanit me pritjet e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button