Porto barazon rekordin e Milanit të Fabio Kapellos

Skuadra e Portos i dha fund serisë pa disfatë në kampionatin e Portugalisë, pasi që u mund minimalisht nga skuadra e Bargës me 1-0. Porto, me 58 ndeshje pa disfatë , barazohet me Milanin e Fabio Kapellos, i cili nga viti 1991 deri në 1993, grumbulloi po aq ndeshje pa humbje në Seria A.

Ndërkohë rekordmeni absolut është skuadra e Steaua-s nga Rumania, e cila nga viti 1986 deri në vitin 1989 në kampionatin rumun ishte e pamposhtur në 104 ndeshje.

Vendi i dytë i takon Linkolnit nga Gjibraltari, I cili nga viti 2009 deri në vitin 2014 nuk ka pësuar humbje në 88 ndeshje, ndërsa i treti është Sherif Tiraspol nga Moldavia, i cili nga viti 2006 deri në 2008, nuk ka dështuar në 63 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button