Pr/ligji për shtetësi, Komisioni pritet të mblidhet javën tjetër

Opozita shqiptare pret që javën e ardhshme të mblidhet Komisioni për Mbrojte dhe Siguri, për të shqyrtuar propozim-Ligjin për shtetësi. Grupi parlamentar i ASH-AAA-së është në negociata me të gjithë deputetët e përfshirë në diskutim, nga ku pret qasje konstruktive. Deputeti Halil Snopçe thotë se qëllimi i opozitës është miratimi i ligjit me debat dhe jo imponimi i ligjit përmes mekanizmave tjera.

- Advertisements -

Shpresojmë që javën e ardhshme të ketë mbledhje të Komisionit. Besojmë fuqishëm se edhe E Majta do të ketë mirëkuptim. Do ta kuptojë të vërtetën. Do të angazhohet për atë që thonë, pra se janë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, janë për realizimin e të drejtave elementare”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Sipas Snopçes, E Majta ka keqkuptuar procedurën e propozimit, andaj pret që Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov si deputet të së Majtës të tërhiqen nga bllokada e procedurës.

Amendamente janë ndaj ligjit të parë të propozuar. Pra amendamentet tona janë ndaj propozim-ndryshimeve dhe jo ndaj ligjit të vjetër, sepse ne kemi një propozim. Apasiev nisi me fjalime të gjata dhe kur u pa se diskutimi u zgjat kryetari i komisionit e ndërpreu mbledhjen”, pohoi Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Ndaj versionit të parë i opozitës shqiptare për propozim-Ligjin për shtetësi janë propozuar 10 amendamente, përmbajtja e të cilëve bazohet në marrëveshjen e arritur mes koalicionit opozitar ASH-AAA dhe Qeverisë. Nga versioni paraprak nuk u pranua vetëm kushti për njohjen e gjuhës shqipe dhe marrja e shtetësisë përmes 3 dëshmitarëve, por në propozim u përfshinë lehtësime të dukshme dhe nisja e procedurës duke dëshmuar vetëm përmes një dokumenti zyrtar. Teksti i propozim-ligjit parashikon edhe lehtësimin e procedurave për leje-qëndrim dhe zvogëlimin e periudhës së nevojshme nga 8 në 7 vite.

Adrian Kerimi

 

LEXO EDHE:

Back to top button