Kodi Zgjedhor, pushteti skeptik për marrëveshje

Kodi i ri Zgjedhor, edhe pse ishte paralajmëruar të propozohet së shpejti me konsensus mes partive, vështirë se do të realizohet. Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq njofton se partitë kanë arritur marrëveshje vetëm për të përfshirë në Kodin zgjedhor rekomandimet e OSBE-ODIHR-së që kanë të bëjnë me funksionimin e KSHZ-së, financimin e fushatës dhe hapësirën mediatike për reklamim dhe ata do të dorëzohen si propozime në Kuvend gjatë javës së ardhshme. Por nuk ka akoma marrëveshje për listat e hapura për këshilltarë dhe as për një rreth zgjedhor në zgjedhjet lokale.

 Komunikojmë me partitë politike rreth ndryshimit eventual të modelit zgjedhor por nuk jam i sigurt nëse do të kemi kohë deri javën e ardhshme të arrijmë ndonjë marrëveshje për ndryshimin e modelit zgjedhor për zgjedhjet lokale. Do ta vazhdojmë komunikimin edhe ditët e ardhshme por nuk duam të vonohemi shumë sepse tashmë data e zgjedhjeve afrohet dhe nuk do të donim të kishte ndryshim të Kodit zgjedhor shumë afër zgjedhjeve”, tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button