Prapaskenat e takimit Kurti-Vuçiq: Fyerje, provokime dhe tone të larta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pjesa më e madhe e takimit me delegacionin e Kosovës një ditë më parë u zhvillua në tone të ashpra, madje ai pranoi se kishte fjalor brutal.

- Advertisements -

Vuçiq gjithashtu thotë se vendimi i tij taktik ishte që Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, të ishte shefi zyrtar i delegacionit dhe se kjo nuk do të thotë që Kosova është një çështje e jashtme për Serbinë, raporton N1.

Situata ishte tensionuar kur Kurti kërkoi që të largohet Velko Odaloviq – kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë.

“Pastaj reagova shumë ashpër, mbase nuk duhej të kisha reaguar ashtu. Ndoshta unë e kam fyer zotëri Kurtin. Por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale sesa fjalët e tij. Dhe nuk mund të them se jam penduar”, tha Vuçiq.

Se takimi ishte jashtë të gjitha protokolleve diplomatike u konfirmua nga këndvështrimi i tij nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kishte fyerje dhe provokime nga Presidenti i Serbisë, Vuçiq. Nga pala serbe, vetëm Vuçiq, pjesëmarrësi i dytë, ishte aktiv, gjë që ishte një befasi për ne sepse protokolli thoshte se Petkoviq do të ishte kryenegociatori, dhe në momentin e fundit ai u zëvendësua nga Ministri i Punëve të Jashtme. Kur Vuçiq humbi (kontrollin), ai filloi të flasë serbisht dhe të fyejë. Ne e kemi paralajmëruar nikoqirin disa herë se gjuha zyrtare është anglishtja. Ne përmendëm se përpjekjet e tij ishin një provokim, por pas gjysmës së bisedës kur pa që ato ishin të padobishme, ai ndryshoi qasjen e tij”, thotë Bislimi.

Kur u pyet nga N1 pse Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq ishte shefi zyrtar i delegacionit në negociatat me Kosovën, dhe jo shefi i ashtuquajturës zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, nëse është çështje e brendshme, Vuçiq tha se ishte vendim taktik.

“Presidenti është më i lartë se ministri, kështu që dikush mund të thotë që ne e njohëm Kosovën, por, siç e dini, nuk e bëmë. Petari ishte në zyrën tjetër dhe ai po dëgjonte ato që jehonte nëpër mure. Dhe vendosa për këtë, pasi që unë jam më me përvojë në botë për ato negociata”, shton Vuçiq.

Deputetët gjithashtu do të zbulojnë se çfarë rezonoi nëpër muret e Brukselit në seancën parlamentare të 22 qershorit, në të cilën Vuçiq do t’i drejtohet Kuvendit të Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button