Premtime të reja për veting në drejtësi, Mariçiq: Së shpejti strategjia për “pastrim”

Me përfundimin e 100 ditëve nga formimi i Qeverisë së re, modeli për pastrimin e gjyqësorit nuk është ende gati. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, siguron se së shpejti do të paraqesin strategjinë se si do të pastrohet gjyqësori. Ai theksoi se që nga viti 2019, janë shkarkuar tetë gjykatës ndërsa për 83 të tjerë është hapur procedurë.

Ne jemi duke punuar për këtë, së bashku me metodologjinë për kompleksitetin e çështjeve, që të miratohet shumë shpejt, në ditët apo javët e ardhshme, natyrisht në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik sepse kjo është kryesisht detyrë dhe obligim i tyre – tha Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë.

Mariçiq thotë se anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, por dhe ekspertë të veçantë po punojnë për konceptin e pastrimit. Sipas ministrit të Drejtësisë, në sallë nuk ka vend për gjykatësit që nuk punojnë profesionalisht dhe për ata që qëllimisht i vjetrojnë lëndët.

Në lidhje me atë që do të thotë saktësisht spastrimi, ideja jonë është, është që të kemi një kontroll të rregullt dinamik të punës si të gjykatësve ashtu edhe të prokurorëve, e cila sipas Ligjit ekzistues do të sigurojë një transparencë të shtuar – u shpreh Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë.

Spastrimi i gjyqësorit nga gjykatësit e korruptuar është po aq i vjetër sa edhe qeveria e LSDM-së. Partia që erdhi në pushtet në vitin 2017, paralajmëroi një veting të plotë në gjyqësor. Por, ideja nuk kaloi dhe u vlerësua si e keqe nga Bashkimi Evropian. Modeli i fundit ishte – spastrimi i gjyqësorit, një koncept i paralajmëruar nga Ministri i Drejtësisë, që kur u formua qeveria në gusht të këtij viti.

Bojan Stojanovski

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button